AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit për të katërtën herë brenda vitit 2025, me mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor. Ky zhvillim shënon një vit të ngarkuar intensiv me procese zgjedhore, që pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit dhe në subjektet politike.
Gjatë këtij viti, Kosova tashmë ka organizuar tri procese zgjedhore: zgjedhjet parlamentare të shkurtit, si dhe të dy rundet e zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor. Sipas vlerësimeve zyrtare, këto tri palë zgjedhje i kanë kushtuar buxhetit të shtetit dhe partive politike rreth 23 milionë euro.
Kostot përfshijnë organizimin e procesit zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, logjistikën, shtypjen e materialeve, pagesat për komisionerët, si dhe fushatat e partive politike. Me thirrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në fund të vitit, pritet që shpenzimet totale për vitin 2025 të jenë edhe më të larta, duke ngritur shqetësime për barrën financiare që po i bie buxhetit publik.
Më poshtë gjeni kronikën e detajuar nga Radio Evropa e Lirë: