George Bernard Shaw refuzon Çmimin Nobel të Letërsisë në 1926

Shkrimtari i njohur George Bernard Shaw më 18 nëntor 1926 refuzoi të pranojë Çmimin Nobel për Letërsi, duke shkaktuar habi në botën kulturore. Shaw kishte deklaruar: “Unë mund t’a fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”.

Çmimi Nobel u themelua nga kimisti suedez Alfred Nobel në vitin 1895, me synimin për të shpërblyer arritjet në Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe më vonë edhe në Ekonomi. Nobel, i njohur më shumë për shpikjen e dinamitit, vendosi të krijonte këtë çmim pas një incidenti që lidhej me një nekrologji të gabuar të botuar për vëllain e tij, e cila e quante atë “tregtar i vdekjes”.

George Bernard Shaw mbetet një nga figurat më të spikatura që refuzoi një çmim kaq të madh, duke lënë një shenjë të pashlyeshme në historinë e Çmimeve Nobel./KultPlus.com

Read Previous

Dita e dytë e dëshmisë së Wesley Clark

Read Next

Reshjet e shiut izolojnë banorin Pashk Tunaj, mbetet pa qasje në shtëpi