Përvjetori i çlirimit të Tiranës nga nazistët

Trupat e brigadës së parë sulmuese të udhëhequra nga Mehmet Shehu më 17 nëntor të vitit 1944, çlirojnë Tiranën nga nazistët gjermanë pas 19 ditë luftimesh të ashpra ku banorët e kryeqytetit luajtën rol aktiv.

Forcat partizane patën edhe mbështetje nga ajri nga forca ajrore britanike që sulmonin autokolonat gjermane jashtë kryeqytetit, ndërsa disa qindra parashutistë anglezë u hedhën në zonat midis liqenit të Ohrit dhe bregdetit shqiptar për sulme të bashkërenduara me partizanët.

Të nesërmen, më 18 nëntor, radioja gjermane në Berlin pranoi se trupat e prapavijës naziste kishin mundur të tërhiqeshin nga kazermat e Tiranës duke iu shmangur rrethimit. /KosovaPress/

Read Previous

Presidentja Osmani: Kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale

Read Next

Wesley Clark dëshmon sot në Hagë