Raportimet për shkeljet në komunikacion më të shpeshtat në “Lajmëro Policinë”

Që prej lansimit të aplikacionit “Lajmëro Policinë” nga Policia e Kosovës ka pasur rritje të raportimeve për raste të dhunës, ka thënë majori Ramadan Ahmeti. Megjithatë raportimet më të shpeshta përmes këtij aplikacioni mbeten ato për komunikacionin.

E, e metë e këtij aplikacioni është se aktualisht mbetet i qasshëm vetëm në telefonat Android.

“Prej lansimit të aplikacionit shumica e rasteve që raportojnë janë për komunikacion, mbi 50 për qind të rasteve. Janë diku mbi 5,000 lajmërime në aplikacion. E metë e këtij aplikacioni është se është lansuar në Android”, ka thënë majori Ahmeti, i cili është edhe përfaqësues i Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim.

Ndërkaq, ka treguar edhe shifrat e raportimeve këtë vit.

“Vetëm këtë vit ka pasur 4605 lajmërime, prej tyre 3167 janë për kundërvajtje në komunikacion. Për raste të drogave janë 104, vjedhje 51, dhunë në familje 10”. /Koha.net/

Read Previous

BBC drejt faljes publike për Trumpin, për të shmangur padinë 1 miliard dollarëshe

Read Next

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel: Asnjë nuk e ka vendin e garantuar në kombëtare