Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel: Asnjë nuk e ka vendin e garantuar në kombëtare

Në prag të dy ndeshjeve të fundit eliminatore të kualifikuese në Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Shqipërisë, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, u ka dërguar një mesazh të qartë lojtarëve të tij: Askush nuk do të ketë trajtim preferencial, madje as emrat më të shquar.

Trajneri i Anglisë shpjegoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë sistemin e lojës vetëm për t’u bërë vend kampionëve të sapokthyer. Jude Bellingham dhe Phil Foden, të kthyer në skuadër pas muajsh mungese, do të duhet të fitojnë vendet e tyre në një ekip të Anglisë që tashmë është kualifikuar për Kupën e Botës.

Ndërkohë, lojtarë të rinj si Morgan Rogers kanë shkëlqyer në rolin e mesfushës, duke përfituar nga mungesa e tyre. Kur u pyet për mundësinë e vendosjes së Rogers dhe Bellingham së bashku, Tuchel u përgjigj në mënyrë pragmatike: “Ndoshta, por jo në të njëjtin pozicion”.

“Është më mirë që të gjithë të luajnë në pozicionin e tyre ideal, kështu që kemi konkurrencë të vërtetë. Tani për tani, është midis atyre të dyve, por është një konkurrencë e shëndetshme. Ata nuk duhet të jenë armiq”, tha Tuchel para ndeshjes së sotme ndaj Serbisë.

Tuchel vlerësoi qëndrimin e Bellingham dhe Foden: “Ata u riintegruan menjëherë në grup. Nuk e kuptoj pse duhet të ketë ndonjë siklet: skuadra ka vazhduar të rritet pa ta, por tani është në dorën e tyre të kontribuojnë. Standardet janë të larta dhe ata që vijnë duhet të përshtaten.” /Telesport.al/

Read Previous

Raportimet për shkeljet në komunikacion më të shpeshtat në “Lajmëro Policinë”

Read Next

Zelensky shkarkon ministrat e akuzuar për përfshirje në skemën e ryshfetit