Ministria e Drejtësisë: Projektligji për Specialen kërkon vlerësim të veçantë
Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur 26 aktakuza kundër 32 personave.
Në njoftim thuhet janë ndaluar 12 persona gjatë kësaj periudhe.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroria speciale dhe prokuroritë themelore janë ngritur njëzet e gjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/