Zvicra me ndalje të imigrimit planifikon ta kufizojë popullsinë në 10 milionë banorë

Zvicra po shqyrton një plan për kufizimin e popullsisë së saj në dhjetë milionë, me një pako politikash anti-imigrante që automatikisht do ta bënin të veten nëse shifrat ngrihen shumë, ka shkruar gazeta londineze, “The Times”.

Partia kryesore djathtiste zvicerane, Partia nacionaliste Popullore Zvicerane (SVP), qe dy vjet ka bërë përpjekje për të ta organizuar një referendum për këtë propozim.

Nisma “Zvicra pa dhjetë milionë” kundërshtohet prej partive të tjera, por duket se verën e ardhshme do të hidhet për votim pasi dhoma federale e parlamentit zviceran dështoi të merrej vesh për një kundër-propozim. Vendimi përfundimtar për referendum pritet të merret në dhjetor.

Vendi helvetik ka njërën prej proporcioneve më të mëdha të qytetarëve me prejardhje të huaj në Europë. Imigrantët e gjeneratës së parë përbëjnë rreth 33 për qind të popullsisë zvicerane prej nëntë milionë banorësh, dhe 8 për qind janë pjesë e migrantëve të gjeneratës së dytë.

Numri i përgjithshëm i popullsisë është ngritur për dy milionë prej ndërrimit të mijëvjeçarit. Shumica e të porsa-ardhurve janë nga vende të Bashkimit Europian, si Gjermania, Franca dhe Italia, megjithëse viteve të fundit një në dhjetë migrantë është nga Azia.

Çështja ka marrë karakter politik për dekada me radhë dhe prej fillimviteve nëntëdhjetë ka pasur më shumë përpjekje për ta përdorur mekanizmin e drejtpërdrejtë demokratik zviceran për të mobilizuar përkrahje publike për kontrolle më të serta. /Kallxo.com

Read Previous

Qeveria në detyrë mban mbledhje, këto janë tri vendimet që mori

Read Next

Polonia me programin e ri ushtarak synon t’i trajnojë 400 mijë qytetarë më 2026