“Një çast për të” — iniciativa për fuqizimin e grave inaugurohet në aeroportin “Adem Jashari”

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” u inaugurua këndi “Një çast për të”, një iniciativë e Fondacionit Jahjaga, e mbështetur nga Ambasada e Turqisë në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ky kënd, i cili ndodhet në ambientet e Unifree, paraqet produkte të krijuara nga gratë që kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mbetet i përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë fuqizimin e grave, dinjitetin njerëzor dhe vlerat e solidaritetit. Ne qëndrojmë me krenari pas çdo përpjekjeje që ngre komunitetin tonë dhe forcon rolin e grave në shoqëri”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Tutje, thuhet se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, është një vend që gjithmonë mirëpret iniciativa që frymëzojnë ndryshime pozitive. /Telegrafi/

Read Previous

​Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sot

Read Next

Policia e Kosovës: Mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit