Policia e Kosovës: Mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 41 aksidente trafiku me dëme materiale, 27 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, transmeton KosovaPress.

Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona kurse 16 janë dërguar në mbajtje. /KosovaPress.

Read Previous

“Një çast për të” — iniciativa për fuqizimin e grave inaugurohet në aeroportin “Adem Jashari”

Read Next

Arne Slot zbulon çelësin e fitores së Liverpoolit ndaj Real Madridit