Spalletti nuk pritet të ndryshojë shumë në debutim

Shumë mediume italiane kanë shkruar të premten se trajneri i ri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk pritet ta ndryshojë sistemin e lojës ndaj Cremoneses. 

Ndeshja Cremonese – Juventus luhet të shtunën nga ora 20:45. 

Spalletti u zyrtarizua të enjten mbrëma si trajner i ri i Juventusit, në vend të të shkarkuarit Igor Tudor. 

Sipas mediumeve italiane, Spalletti pritet të luajë sërish me tre mbrojtës, vendosje taktik të cilin e ka zbatuar edhe tekniku kroat, Tudor, që prej muajit mars. 

Pas ndeshjes me Cremonesen, Juventusi do të luajë ndaj Sportingut në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve./koha.net

Read Previous

Orban kërkon përjashtim për Hungarinë nga sanksionet e reja amerikane ndaj naftës ruse

Read Next

Ndalohet një person në Kllokot nën dyshimin se ndikoi gjatë zgjedhjeve