Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur para mediave pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë, lidhur me takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani me krerët e partive politike, pas dështimit të zgjedhjes së qeverisë së re.
Kurti theksoi se do të shkojë në takim me optimizëm.
“Takimi që do ta kemi në zyrën e Presidencës, besoj se do të diskutohet tema për të cilën jemi thirrur, meqenëse me herën e parë nuk u arrit formimi i qeverisë. Dhe unë dua të shkoj me optimizëm aty”, u shpreh Kurti.
Presidentja Osmani pritet të mbajë takim me krerët e partive sot nga ora 12:00, ku të gjithë kanë konfirmuar pjesëmarrjen.