Votimi nga mërgata për balotazh, KQZ del me njoftim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një njoftim sa i përket votimit përmes postës për balotazh.

Në njoftimin e KQZ’së sqarohet se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit që janë regjistruar gjatë periudhës së aplikimit për raundin e parë të zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.

“Kjo vlen vetëm për votuesit e komunave ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

KQZ ka thënë se do të dërgojë materialet e nevojshme për votim në adresën e banimit.

Balotazhi mbahet më 9 nëntor./Reporteri.net

Read Previous

Kryeministri hungarez do të takohet me Trumpin

Read Next

Zelensky: Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës me mbi 650 dronë dhe 50 raketa