Çështja e mandatarit, Osmani i thirr në takim për nesër liderët partiakë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani iu ka dërguar ftesë për takim krerëve të partive.

Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se takimi do të mbahet të premten në ora 12:00.

Ky takim vjen pasi të dielën e 26 tetorit Kurti dështoi t’i merrte votat për formimin e qeverisë së re.

Ditë më parë Presidentja Osmani pati bërë të ditur se do t’i ftonte të gjitha partitë politike për të parë nëse dikush nga subjektet politike mund të krijojë shumicën parlamentare.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar./reporteri

Read Previous

Ardon ​Jashari kthehet në stërvitje me Milanin pas dy muajsh

Read Next

Kryeministri hungarez do të takohet me Trumpin