Maqedonci takohet me Ambasadorin e Gjermanisë, e informon për kapacitetet aktuale të FSK’së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Për këtë takim ka njoftuar Ministria, ku ka thënë se me ambasadorin është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe se Maqedonci e ka informuar për kapacitetet aktuale të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës dhe praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.

“Ministri Maqedonci duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, theksoi dhe besimin që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me ambasadorin Rudolph në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

Read Previous

Vatikani apel bashkësisë ndërkombëtare: Jepini fund konflikteve në Gazë dhe Ukrainë

Read Next

Rikthehet armëpushimi në Gazë pas sulmeve që lanë të paktën 80 të vr*rë