Milan ndanë pikët në Bergamo

Kjo ndeshje e javës së nëntë në Serie A u zhvillua të martën në Bergamo.

Milani kaloi herët në epërsi me golin e Samuele Riccit. Por dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë, Atalanta barazoi rezultatin nëpërmjet Ademola Lookmanit.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u aktivizua në minutën e 72-të tek Atalanta, që zë vendin e shtatë me 13 pikë.

Milani është i treti me 18 pikë./koha

Read Previous

Trump arsyeton Izraelin për sulmet e reja në Gaza: Vetëm u kundërpërgjigjën, Hamasi duhet “të sillet mirë”

Read Next

Uragani Melissa forcohet ndërsa lëviz drejt Kubës pasi la pas shkatërrim në Xhamajka