Fisnik Asllani pjesë e formacionit të javës në Bundesligë

Ylli i Kosovës, Fisnik Asllani është futur në formacionin e javës në Bundesligë.

Forma e tij e mirë në ndeshjen ndaj Heidenheimit, ku shënoi një supergol nga distanca bëri që të futet në mes të yjeve të kësaj lige.

Fisi, është vlerësuar me notën 8.7 nga faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”.

Asllani, në Bundesligë këtë sezon ka 5 gola dhe është një nga lojtarët kryesorë të Hoffenheimit këtë sezon. /GazetaSinjali/

Read Previous

Tesla tërheq mijëra Cybertruck për shkak të dritave “që po i verbojnë shoferët përballë”

Read Next

Fillon periudha për votimin me postë nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve