Sekuestrohen mbi 200 cigare elektrike nën dyshim për kanabis në Merdar
Tesla ka shpallur një tërheqje për 63,619 njësi të modelit Cybertruck të prodhuara midis nëntorit 2023 dhe tetorit 2025, pasi është zbuluar se dritat e parkimit janë shumë të ndritshme.
Sipas autoriteteve amerikane, LED-et e përparme tejkalojnë kufijtë e ndriçimit të lejuar nga rregullorja federale FMVSS 108, duke rrezikuar të shpërqendrojnë drejtuesit e tjerë.
Inxhinierët e Tesla-s zbuluan se problemi shkaktohej nga një gabim në softuer që i urdhëronte dritat të jepnin më shumë ndriçim se ç’duhej.
Fatmirësisht, defekti do të rregullohet përmes një përditësimi “over-the-air”, pa nevojë për vizitë në servis.
Tesla nuk është e vetmja që përballet me këtë problem – vitin e kaluar, Porsche bëri një tërheqje të ngjashme për modelin Macan Electric. /Telegrafi/