UEFA ka nisur hetimet për kurdisje ndaj skuadrave të Superligës së Kosovës

Në javët e fundit, janë rritur dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

Për këtë dukuri është e njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

UEFA poashtu është duke i monitoruar me kujdes të shtuar zhvillimet e fundit në këtë aspekt.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që UEFA ka dërguar një letër në adresë të Federatës së Futbollit të Kosovës, duke e njoftuar se po heton tri skuadra të Superligës për kurdisje.

Mësohet se një nga faktorët kyç që po merr përbazë UEFA, janë lëvizjet e shpeshta të kuotave në bastoret ndërkombëtare./Indeksonline/

Read Previous

Manastirliu: Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe, po ecim me shpejtësi drejt objektivit të 1 milion vaksinimeve

Read Next

Kurti takohet me kryetarin e Athinës, Greqia mbështet liberalizimin e vizave për kosovarët