Fshati i Linit shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe përfshihet në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s

Fshati i Linit ka marrë një njohje të veçantë, duke u shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ndau një video nga fshati, duke uruar qytetarët për fundjavën dhe duke theksuar rëndësinë e këtij njohjeje për ruajtjen e vlerave historike dhe arkitekturore të vendit.

Fshati i Linit, i njohur për peizazhet e tij të bukura dhe trashëgiminë kulturore, tani merr një pozicion të veçantë në hartën e monumenteve të njohura ndërkombëtarisht, duke e bërë atë një destinacion të rëndësishëm për vizitorët dhe studiuesit e trashëgimisë./KultPlus.com

Read Previous

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

Read Next

L’Oasis d’Aboukir, ku natyra ngjitet mbi betonin e Parisit