Meloni: Italia nuk do të dërgojë trupa në territorin ukrainas

Lidhur me Ukrainën, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe nuk mund të ndryshojë përballë viktimave civile, imazheve të shtëpive të bombarduara sistematikisht nga rusët dhe popullsisë civile që ka rezistuar për katër vjet, tha sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në Senat përpara Këshillit Evropian.

“Mbështetja jonë për popullin ukrainas mbetet e vendosur – me qëllimin e vetëm të arritjes së paqes. Ia thashë edhe presidentit Zelensky në telefon disa ditë më parë”, shtoi ajo.

“Më lejoni edhe një herë të përsëris qartë qëndrimin e qeverisë, çdo komb do të kontribuojë në përpjekjet e “Koalicionit të të Gatshmëve” për Kievin, por Italia tashmë e ka bërë të qartë se nuk planifikon të dërgojë trupa në territorin ukrainas”, tha Maloni.

“Lidhur me planin 20-pikësh për krizën e Lindjes së Mesme, jemi shumë mirënjohës ndaj të gjithë ndërmjetësve për përpjekjet e tyre diplomatike – Egjiptit, Katarit dhe Turqisë – dhe veçanërisht ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili i ka kushtuar një energji të jashtëzakonshme arritjes së asaj që është një sukses i padiskutueshëm”, tha ajo.

“Për Gazën, Italia vazhdon të kryejë një punë intensive – që e vendos atë në vendin e parë midis kombeve perëndimore – dhe është gati të rrisë përpjekjet e saj”, tha Meloni. /ATSH-ANSA/

Read Previous

Starmer: Shqipëria është fyer padrejtësisht, në vend që të vlerësohej bashkëpunimi me të

Read Next

​Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga mbreti Charles me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit