Si do të rreshtohet Shqipëria përballë Serbisë?

Shqipëria zbret sot në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve drejt Botërorit 2026. Përballja me Serbinë në Leskovac pritet të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjve, të cilët janë të vetëdijshëm se vetëm fitorja do t’i mbante gjallë shpresat për fazën play-off.

Në seancën e fundit stërvitore, tekniku Sylvinho dha sinjale të qarta për një qasje më sulmuese. Në portë do të jetë Strakosha, ndërsa katërshja e mbrojtjes pritet të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë, braziliani pritet të bëjë një ndryshim të rëndësishëm: Ramadani do të nisë nga stoli, me Qazim Laçin që do të marrë vendin e tij përkrah Shehut dhe Asllanit. Aktivizimi i mesfushorit të Spartës së Pragës shihet si një sinjal për lojë më të hapur dhe me prirje ofensive, pasi Laçi di të ndihmojë si në ndërtimin e aksioneve, ashtu edhe në presionin ndaj kundërshtarit.

Në sulm, Daku do të udhëheqë repartin ofensiv, me Brojën që do të veprojë nga e djathta, ndërsa në krahun tjetër Sylvinho po mendon t’i japë besim Myrto Uzunit, që shihet si alternativa më e freskët për të befasuar mbrojtjen serbe.

Kuqezinjtë e dinë se sonte në Leskovac nuk ka më llogari: vetëm fitorja i mban në garë për ëndrrën e Botërorit./kp/

Read Previous

Këta janë hapat për formimin e Qeverisë së Kosovës

Read Next

AIP u kërkon partive politike që të respektojnë privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve gjatë zgjedhjeve lokale