Nait Hasani: Sot ose të hënën e konstituojmë Kuvendin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nasim Hasani, ka vlerësuar si të papërshtatshëm publikimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Duke folur për situatën aktuale politike dhe përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Hasani ka thënë se shpreson në një marrëveshje mes partive politike.

“Është një vendim i Gjykatës që ka dalë me afat kohor prej 12-ditësh, afati ka filluar që pardje, kështu që sot do të kemi një mbledhje të grupit, dhe sigurisht do të dalim me një qëndrim”, u shpreh ai.

Hasani kritikoi kohën e publikimit të aktgjykimit, duke theksuar ndikimin e tij në klimën zgjedhore.

“E shoh si jo të drejtë daljen e aktgjykimit dy ditë para zgjedhjeve, që do t’i vë të gjitha partitë politike në presion, por besoj se me një marrëveshje do të ia dalim, nëse jo, të hënën kismet po”, deklaroi Hasani.

Nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet sot, sipas Hasanit, është e mundur që kjo të ndodhë të hënën. /GazetaSinjali/

Read Previous

Murati: Shkelja e vetme kushtetuese në seancën e fundit, ishte mosvotimi i deputetëve të opozitës

Read Next

Prokuroria Speciale kërkon masën e paraburgimit për Fatmir Shehollin, i dyshuar për spiunazh