Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të publikohet sot ose nesër më së voni, merr vesh RTV21 nga burimet.
Gjykata Kushtetues në njoftimin për vendimin tha se ka konstatuar se Kuvendi nuk është i konstituuar. Kjo për shkak se nuk është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb, e për këtë në Kushtetuese është ankuar Lista Serbe.
Kandidati i kësaj partie nuk pati votat e nevojshme për t’u zgjedhur./21Media