Rekord i ri botëror — ngjitja e Kullës Eiffel me biçikletë në vetëm 12 minuta e gjysmë

Çiklisti dhe sensacioni i rrjeteve sociale, Aurelien Fontenoy, u bë atleti më i shpejtë ndonjëherë që ngjitet në katin e dytë të Kullës Eiffel të Francës me një biçikletë.

Fontenoy ngjiti 686 shkallë të monumentit për të arritur platformën e katit të dytë, e fundit e arritshme nga shkallët, në 12 minuta e 30 sekonda.

Për të fituar titullin, këmbët e Fontenoy nuk u lejuan të preknin tokën.

“Nuk e prisja të merrja kaq pak kohë”, tha Fontenoy pas këtij suksesi. 

“Kulla Eiffel është vërtet një simbol, është vërtet monumenti që doja të ngjitesha”, shtoi ai. /Telegrafi/

Read Previous

Lindon Emërllahu me gol vendimtar në fitoren e Cluj

Read Next

Stuhi bore në Everest, mbi 1,000 njerëz mbesin të bllokuar