“Shqipëria ka një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Evropë”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria ka një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Evropë

Në një prononcim për mediet në Kopenhagë të Danimarkës, në mbërritjen e tij në Samitin e Përbashkët të Komunitetit Politiko-Europian, Rama foli edhe për luftën që vendi ynë po bën ndaj sulmeve kibernetike.

Rama theksoi se sot Shqipëria ka një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Evropë.

“Po kemi qenë objekt sulmi kibernetik, por sot kemi një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Evropë”, tha Rama.

“Ne vazhdojmë të jemi objekti i këtyre sulmeve kibernetike të Iranit dhe jemi tërë kohën duke luftuar që të mos lejojmë shkelje të sigurisë tonë”, theksoi kreu i qeverisë. /ATSH/

Read Previous

​Lansohet fushata sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

Read Next

Kush është favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve? Ky është parashikimi i super-kompjuterit