Shënohet Dita Ndërkombëtare e personave të moshuar në Kosovë

Me moton “Personat e moshuar nxisin veprimin lokal dhe global: Aspiratat, mirëqenia, dhe të drejtat tona”, sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbajti një takim me persona të moshuar ku u diskutua për rëndësinë e personave të moshuar në shoqëri.

Me mesazhe si “Energjia e të rinjve dhe përvoja e të moshuarve krijojnë ekuilibrin e së ardhmes” dhe “Të kujdesemi për ata qe dikur kujdeseshin për ne është mirënjohje dhe nder”, përfaqësues të IKSHPK-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizata jo-qeveritare treguan rëndësinë e kujdesit të duhur për të moshuarit.

Dita e të moshuarve mbahet tradicionalisht tash e 13 vite.

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën.

Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit, shkruan KosovaPress.

Read Previous

Aktakuzë ndaj 6 personave për 1.4 milionë euro fajde

Read Next

Kryeministrja daneze: Situata e sigurisë në Evropë do të përkeqësohet