Baleti Kombëtar i Kosovës po përgatitet për premierën e katërt të këtij viti, “Bach Alaturka & Bolero”. Provat për shfaqjen kanë nisur në bashkëpunim me koreografin e njohur ndërkombëtar, Mehmet Balkan, dhe asistenten e tij Lale Balkan.
Krijimi i ri dy-pjesësh do të prezantohet para publikut më 23 tetor 2025, duke sjellë një kombinim unik të muzikës dhe lëvizjes.
Mehmet Balkan ka bashkëpunuar me Baletin Kombëtar të Kosovës për mbi 15 vjet, duke ngjitur në skenë vepra të rëndësishme si “Lidhja”, “Dasma”, “Ngjyrat e Vallëzimit”, “Rite of Spring”, “Sisters” dhe shumë të tjera, duke kontribuar në forcimin e traditës dhe krijimtarisë baletike në vend. /KultPlus.com