“Unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes për çarmatimin e UÇK-së”

John Duncan, ish-këshilltari i Wesley Clark-ut, ka bërë të ditur se ka qenë ai personalisht që e ka shkruar tekstin e marrëveshjes për çmilitarizim.

“Ky është nënshkrimi i marrëveshjes së UÇK-së për demilitarizimin në mëngjes, herët, 21 janar 1999. Z.Thaçi, gjenerali Jackson, gjenerali Reef dhe isha edhe unë. Unë isha i pranishëm sepse unë e kam shkruar tekstin e marrëveshjes. Ideja për marrëveshjen e çmilitarizimit doli si rezultat i bisedave të mia me gjeneralin Jackson. Detyra ime ishte të mbuloja çështjen e Kosovës. Michael Durkee ishte me gjeneralin Jackson duke u marrë me Kumanovën, e unë isha në Bruksel, të shihja çfarë ndodhte në Uashington. Kishte ndryshim ore, por zakonisht kryeqytetet na informonin, ne bënim bisedat dhe ndryshimet dërgoheshin sërish në kryeqytete”, tha ai.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Bastien Toma shpreh gatishmëri për ta përfaqësuar Kosovën

Read Next

Çfarë i thanë Trump dhe Musk njëri-tjetrit në “ribashkimin e tyre” në funeralin e Charlie Kirk?