Vonesa dhe anulime të fluturimeve në aeroportet evropiane shkaku i një sulmi kibernetik

Një sulm kibernetik ndaj një ofruesi shërbimesh për sistemet e regjistrimit dhe boardimit ka shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh në disa aeroporte të mëdha evropiane, përfshirë Heathrow-n e Londrës, aeroportin më të ngarkuar të kontinentit, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

Collins Aerospace, e cila ofron sisteme regjistrimi dhe boardimi për disa linja ajrore në aeroporte të ndryshme globalisht, po përjeton një problem teknik që mund të shkaktojë vonesa për pasagjerët që nisen, tha aeroporti i Londrës, Heathrow, të shtunën, duke paralajmëruar për vonesa.

Aeroporti i Brukselit dhe Aeroporti i Berlinit gjithashtu u ndikuan nga sulmi.

RTX, kompania amë e Collins Aerospace, tha se kishte marrë lajmin për një “shqetësim të lidhur me kibernetikën” në softuerin e saj në disa aeroporte, por pa i përmendur ato.

“Janë të kufizuara shërbimet elektronike të regjistrimit të pasagjerëve dhe dorëzimit të bagazheve dhe mund të kompensohen me operacione manuale të regjistrimit,” tha kompania në një deklaratë të dërguar me email, duke shtuar se po punonte për të zgjidhur problemin sa më shpejt të ishte e mundur.

Sulmi ka bërë që sistemet automatike të mos funksionojnë, duke lejuar vetëm procedurat manuale për regjistrim dhe boardim, tha aeroporti i Brukselit në faqen e tij të internetit, duke shtuar se incidenti kishte ndodhur natën e premte.

“Kjo ka një ndikim të madh në orarin e fluturimeve dhe do të shkaktojë vonesa dhe anulime fluturimesh… Ofruesi i shërbimit është duke punuar aktivisht për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Pasagjerëve që kishin fluturime të planifikuara për të shtunën, aeroportet e prekura u këshilluan të konfirmonin udhëtimin e tyre me linjat ajrore përpara se të shkonin në aeroport./Reporteri.net

Read Previous

Polonia ngre avionët derisa Rusia lëshon qindra dronë dhe raketa drejt Ukrainës

Read Next

Gështenja, fruti që po shënon rendiment të lartë këtë vit