Estonia kërkon konsultime me NATO-n pasi avionët rusë i shkelën hapësirën ajrore

Estonia ka kërkuar konsultime me anëtarët e tjerë të NATO-s pasi avionët luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore të premten.

Ministria e Jashtme e Estonisë e dënoi ndërhyrjen, derisa thanë se se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në qiellin e Estonisë “pa leje dhe qëndruan atje për një total prej 12 minutash” mbi Gjirin e Finlandës.

Një zëdhënës i NATO-s tha se aleanca ushtarake “reagoi menjëherë dhe interceptoi avionin rus”, duke e quajtur atë “një tjetër shembull të sjelljes së pamatur ruse dhe aftësisë së NATO-s për t’u përgjigjur”.

Italia, Finlanda dhe Suedia ngritën në ajër avionë luftarakë në kuadër të misionit të NATO-s për të forcuar krahun e saj lindor. Më vonë, Rusia mohoi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë.

Tensionet janë përshkallëzuar midis aleancës ushtarake të NATO-s dhe Rusisë javën e fundit, pasi Polonia dhe Rumania – të dyja anëtare të NATO-s – thanë se dronët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore. / Klankosova.tv 

Read Previous

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Read Next

Dyfishohen eksportet e Shqipërisë në Kosovë