Çdo njeri zgjedh atë që nuk ka

A2FP81 Rare studio photograph of Mahatma Gandhi taken in London England UK at the request of Lord Irwin 1931

Kur Gandi (Mahatma Gandhi) studionte Drejtësi në një Universitet të Londrës, kishte një profesor që quhej Peters, të cilin nuk e duronte dot, megjithatë Gandi nuk ishte nga ata tipa që frikësohej.

Një ditë profesori po hante në mensë dhe Gandi u ul pranë tij. Profesori i tha: z. Gandhi a e dini që një derr dhe një zog nuk mund të hanë bashkë?

– Në rregull profesor, po fluturoj larg – u përgjigj Gandhi dhe shkoi të ulej në një tavolinë tjetër.

Profesori, i cili ishte tërbuar, vendosi të hakmerrej kur të vinte koha e provimit, por Gandi iu përgjigj shkëlqyeshëm të gjitha pyetjeve. Atëherë profesori vendosi t’i bënte një pyetje të fundit:

– Z. Gandi , imagjinoni sikur po ecni në rrugë dhe gjeni një çantë. E hapni dhe brenda gjeni pasuri dhe mençuri. Cilën prej tyre do të zgjidhnit?

– Sigurisht që pasurinë profesor.

– Unë do të kisha zgjedhur mençurinë – përgjigjet Profesori.

– Keni të drejtë. Tekefundit çdo njeri zgjedh atë që nuk ka – ia kthen Gandhi.

Profesori, i tërbuar, shkroi në librezën e notave fjalën “Idiot”.

Gandi e lexoi dhe u kthye mbrapsht-

– Profesor, ju keni firmosur por keni harruar të shkruani notën e provimit./Telegrafi/

Read Previous

Hakerët shkaktojnë dëm 162 mijë euro në një kompani në Lipjan

Read Next

Arrestohet i dyshuari për marrjen e 1200 eurove në pompën e derivateve në Gjakovë