Rekord i ri: Kosova fiton katër pozita në renditjen e FIFA-s

Fitorja ndaj Suedisë në kualifikimet për botëror vazhdon të sjellë të mira për Kosovën.

“Dardanët” kanë fituar 4 pozita të reja në ranglistën e FIFA.

Nga vendi i 95-të ku ishin më parë, tani Kosova renditet në pozitën e 91-të. Kjo njëkohësisht është renditja më e mirë ndonjëherë për Kosovën.

Poashtu edhe Shqipëria pas rezultateve të mira në shtator është ngritur për dy pozita dhe tani është e 66-ta.

Read Previous

Ukraina pret fondin prej 3.5 mld dollarë për armë amerikane

Read Next

Spanja hap hetimet për krime lufte në Gaza