Japonia nuk do ta njohë shtetin palestinez, ja arsyeja

Për momentin, Japonia nuk do ta njohë një shtet palestinez, me shumë gjasa për të ruajtur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe për të shmangur një ngurtësim të qëndrimit të Izraelit.

Gazeta Asahi e raportoi këtë, duke cituar burime qeveritare. Kryeministri japonez Shigeru Ishiba do të mungojë në takimin e 22 shtatorit mbi zgjidhjen e dy shteteve midis Izraelit dhe palestinezëve gjatë takimit të Kombeve të Bashkuara në New York, deklaroi gazeta japoneze.

Shtetet e Bashkuara e kishin shtyrë Japoninë të hiqte dorë nga njohja e një shteti palestinez përmes kanaleve të ndryshme diplomatike, ndërsa ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot i kishte kërkuar fuqimisht homologut të tij japonez ta njihte atë, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo javën e kaluar.

Ministri i Jashtëm Takeshi Iwaya deklaroi në një konferencë për shtyp dje se Japonia po kryen një “vlerësim gjithëpërfshirës, ​​duke përfshirë kohën dhe modalitetet e përshtatshme, të çështjes së njohjes së shtetit palestinez”. /Albanianpost.com

Read Previous

Williams: Masakra e Reçakut, arsyeja që kosovarët në Rambuje kërkuan ta përfshij në juridiksionin për Tribunalin e ish-Jugosllavisë

Read Next

A do të rikthehet te Milani? Flet Adriano Galliani