Fillon shpërndarja e librave shqip për nxënësit e diasporës në Gjermani

Në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Mynih ka nisur shpërndarja e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Bavarisë, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2025/26, transmeton albinfo.ch. 

Edhe këtë vit, nxënësit nga klasa I deri në IX do të pajisen me libra të botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, të ndarë sipas dy niveleve mësimore. Shpërndarja do të vazhdojë edhe për mësuesit që kanë bërë porosi nga landët Baden-Württemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland.

Në njoftim është shprehur mirënjohje e veçantë për LAPSH Bavari dhe mësuesit e përkushtuar kudo në Gjermani, të cilët mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe në diasporë. /KultPlus.com/

Read Previous

Apple nuk i ofron më këto produkte pas njoftimit të serisë iPhone 17

Read Next

OSBE e shqetësuar pas mbylljes së shërbimeve të sistemit të Serbisë në veri