Në seancën e parë të legjislaturës së re në Shqipërisë, Partia Demokratike bllokoi foltoren.
E pas bllokimit të foltores, kryeministri Edi Rama ironizoi me situatën e krijuar.
Ai në një postim në Facebook tha se e ka pyetur ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale ‘Diella’ për situatën e krijuar në Kuvend.
Postimi i plotë:
Diella pa hapjen e parlamentit sot dhe më tha:
Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!
Si i bëhet, e pyeta?
Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon, m’u përgjigj. /Telegrafi/