Arrestohet një person, dhuroi 100 euro ryshfet për të shmangur inspektimin farmaceutik

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale të dhënies së ryshfetit. I dyshuari, pronar i një barnatoreje, ka tentuar t’i japë 100 euro ryshfet një inspektori farmaceutik gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites të së premtes, ndërsa ndërhyrja është bërë menjëherë pas tentativës për dhënie ryshfeti.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore. /KosovaPress/

Read Previous

Thellohet skandali i pesticideve në produktet shqiptare, Sllovenia i tërheq me urgjencë nga tregu specat

Read Next

Ernest Muçi gjen skuadër të re, mediat në Turqi e bëjnë të kryer