Burime të TV Syrit bënë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar disa shtetas serbë në zonën e Koshareve. Lajmi shkaktoi interesim të madh, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e kësaj zone.
Megjithatë, Policia e Kosovës për mediumin tonë ka dhënë një sqarim zyrtar lidhur me rastin. Nga kjo përgjigje thuhet se pas veprimeve të para procedurale nuk është konstatuar ndonjë element penal.
“Që pas verifikimit dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin dhe me urdhër të tij, nuk ka veprime të mëtutjeshme dhe nuk konstatohet ndonjë vepër penale,” thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.
Për momentin, sipas autoriteteve, rasti është mbyllur dhe nuk ka ndonjë procedurë të hapur.
Lajmi mbetet në përditësim dhe do të pasurohet me informacione të tjera nëse paraqiten zhvillime të reja. /tvsyrivision/