Shqipëria ndalon celularët në shkollë

Këtë vit të ri shkollor, që nis më datë 8 shtator, në Shqipëri hyn në fuqi një rregullore e re.

Bëhet fjalë për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në klasa.

Përmes një materiali të ilustruar nga Ministria e Arsimit, ndahen detaje nga rregullat e reja për nxënësit dhe masat e përcaktuara në rast shkeljeje.

Rregullorja e re kërkon bashkëpunim me prindërit për këtë proces dhe parashikon edhe veprimet që duhet të ndërmerren në raste të veçanta kur duhet përdorur telefoni.

Read Previous

Siguria në vend, Osmani takoi komandantin e KFOR-it

Read Next

Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor