Arrestohen katër shtetas të huaj në Gjakovë, pasi mbanin medikamente pa dokumente

Katër shtetas të huaj janë arrestuar në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën udhëtonin, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente pa dokumente përkatëse.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar ( drejtuesi i mjetit) është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar katër të dyshuar, shtetas të huaj pasi që gjatë kontrollit të veturës me të cilën udhëtonin janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente pa dokumente përkatëse. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar ( drejtuesi i mjetit) dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Read Previous

“Jemi gati ta lëmë zemrën në fushë për Kosovën”, prezantohen Avdullahu e Hoxha

Read Next

​Shtyhet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend