GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj kryediplomates sllovene, Tanja Fajon, për ftesën që ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Strategjik të Bledit, më 1 dhe 2 shtator në Slloveni.
“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj euroatlantik, përmes dialogut dhe partneriteteve të forta”, ka shkruar ministrja Gërvalla në llogarinë e saj zyrtare në “X” të hënën, krahas fotografisë nga shtrëngimi i duarve me ministren Fajon.
Pjesëmarrësit në Forumin Strategjik të Bledit, i cili mbledh rreth vetes udhëheqës, diplomatë, ekspertë dhe personalitete të shoqërisë civile, do të diskutojnë rreth çështjeve të sigurisë, mbrojtjes, demokracisë, zgjerimit dhe ndryshimeve klimatike./Albanianpost.com