Qytetarët të kujdeshëm, nuk lënë mbeturinat në ambientet e Shkugëzës

Ditë më parë ekipi i Tv Syrit, raportoi se shumë qytetarë të komunës së Gjakovës kanë zgjedhur Shkugëzën për të kaluar disa orë në natyrë me miq e familjarë, për festën e 1 Majit.
Natyra e bukur e kësaj ndotet shpesh nga qytetarët që qëndrojnë aty, dhe më pas lënë mbeturinat në hapësirat përreth./https://www.syri-vision.tv/


Ne vendosëm që sot të vizitojmë prap, Shkugëzën për të parë nëse ata që kanë qenë gjatë vikendit këtu kanë pastruar vendin ku kanë qëndruar, dhe pamë që këtë herë qytetarët janë treguar vigjilent dhe të kujdesshëm ndaj natyrës./https://www.syri-vision.tv/

Mbrojtja e resurseve natyrore që shfrytëzohen nga të gjithë  duhet të jetë detyrë e secilit prej nesh. E Shkugëza sot ishte një shembull i mirë i mbrojtjes së mjedisit të gjelbërt nga mbeturinat e panevojshme./https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Isa Mustafa: Kurti e Osmani të garantojnë për krerët e UÇK-së

Read Next

Përkundër vështirësive zjarrëfikësit në krye të detyrës (video)