Zyrtare: Christopher Nkunku, lojtar i ri i Milanit

Milani ka njoftuar sot (e shtunë) zyrtarisht transferimin e sulmuesit Christopher Nkunku nga Chelsea.

Rossonerët me në krye drejtorin sportiv, Igli Tare, kanë vazhduar përforcimin e skuadrës për edicionin 2025/26.

Pas disa transferimeve në reparte të ndryshme, Milani është përforcuar edhe në sulm duke transferuar francezin Nkunku.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Christopher Nkunku nga Chelsea FC”.

“Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftimin e Milanit.

Transferimi i Nkunku thuhet se ka kushtuar 35 milionë euro plus 5 milionë euro tjera bonuse. /Telegrafi/

Read Previous

J.D. Vance: Nëse i ndodh diçka Trumpit, jam i gatshëm të udhëheq si president

Read Next

Arben Gashi: Bllokada në vete nuk është kushtetuese, por është politike