Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës, Policia ka trajtuar disa raste me karakter penal, përfshirë dhunë në familje, sulm me mjet të mprehtë dhe një rast të vjedhjes së rëndë
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 28.08.2025-14:40. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi i shkakton dhunë psiqike, fizike dhe kanosje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE/SULM
Gjakovë 28.08.2025-15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor . Nga njeri i dyshuar është konfiskuar një mjet i mprehtë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.
VJEDHJE E RËNDË
Gjakovë 27.08.2025-23:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur në shtëpinë e tij kanë vjedhur para të gatshme, stoli/ bizhuteri, një armë zjarri me një karikator me 9 fishekë të cilën e kishte me leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.