Jose Mourinho nuk është më trajner i Fenerbahçes. Këtë klubi turk e bëri të ditur të premten paradite.
Fenerbahçe nuk ia doli të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe kjo i kushtoi me pozitë teknikut të njohur portugez. Mourinho e ka drejtuar Fenerbahçen gjatë kampionatit të kaluar, por nuk ka arritur objektivat.
Ai është prej trajnerëve më të vlerësuar në futbollin evropian. /Koha.net/