Krasniqi: LVV-ja po angazhohet për Rashiqin më shumë se për Haxhiun e Bashën

Foto: Driton Paçarada/Koha.net

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se ndonëse PDK-ja e mbajti zotimin për të zhbllokuar Kuvendin, Lëvizja Vetëvendosje po synon të vazhdojë bllokadën.

Sipas tij, ka një tendencë të qëllimshme për të mos lejuar konstituimin e Kuvendit. Ai theksoi se i gjithë angazhimi i VV-së po bëhet për kandidaturën e Nenad Rashiqit për nënkryetar, ndërsa për kandidatin tjetër, Bashën, nuk është parë i njëjti nivel mbështetjeje.

“Ne po abstenojmë nga votimi sepse kjo mënyrë e votimit është jokushtetuese. Efekti politik dhe real i kësaj është që po vazhdon bllokada”, ka thënë Krasniqi, duke e cilësuar angazhimin për Rashiqin si skenar të paramenduar. /GazetaSinjali/

Read Previous

​Rashiq nuk zgjidhet nënkryetar, Basha ndërpret seancën

Read Next

Befasi nga UEFA, finalja e Ligës së Kampionëve tani në orën 18:00!