“Të Vegjlit e Gjakovës” me Arsa Saraqini, nga nesër në TV Syri Vision
Viti 2025 po shënohet nga një situatë e vështirë hidrike për Shqipërinë, duke reflektuar rënie të prodhimit vendas të energjisë elektrike, rritje të importeve dhe ulje të eksporteve.
Të dhënat zyrtare të Bilancit të Energjisë për tremujorin e dytë të vitit tregojnë panoramën e qartë të sektorit energjetik.
Gjatë periudhës prill-qershor 2025, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 2,5%, ndërsa prodhimi neto vendas u ul me 4,6%, duke arritur 1.757 GWh krahasuar me 1.841 GWh një vit më parë.
Ky prodhim u realizua kryesisht nga:
-Hidrocentralet private dhe koncensionare: 43,5%,
-Hidrocentralet publike: 40,1%,
-Të tjerë prodhues: 16,4%.
Importi i energjisë elektrike u rrit ndjeshëm, duke arritur 725 GWh (nga 623 GWh në të njëjtën periudhë të vitit 2024), ose +16,5%, ndërsa eksporti u ul me 4,1%, duke arritur 638 GWh. Kjo ka bërë që shkëmbimi neto i energjisë të jetë negativ me 88 GWh.
Prodhimi sipas llojit të hidrocentraleve
Publikët: 704 GWh, ulje 14,3% krahasuar me vitin e kaluar.
Privatët dhe koncensionarët: 765 GWh, ulje 14,6%.
Të tjerë prodhues: 288 GWh, rritje 2,3 herë.
Humbjet në rrjet ranë pak, në 320 GWh, duke zënë 17,3% të energjisë në dispozicion.
Përdorimi i energjisë
Konsumatorët e energjisë elektrike shënuan rritje prej 3,3%, duke arritur 1.525 GWh:
-Familjarët: rritje 10,2%,
-Jo-familjarët: ulje 3,0%.
Rritja e konsumit familjar tregon kërkesë më të madhe për energji në shtëpi, ndoshta për shkak të çmimeve dhe ndryshimeve sezonale.
Në total, situata e vitit 2025 tregon një sektor energjetik që përballet me sfida hidike, varësi më të madhe nga importet dhe nevojë për menaxhim të kujdesshëm të burimeve energjetike. /Albanianpost.com