Formula 1 | McLaren për Ferrarin: Në pjesën e dytë të sezonit do të konkurrojnë me ne

“Mendoj se Ferrari do të jetë pretendent për fitore në pjesën tjetër të sezonit. Sigurisht që do të duhet ta marrim parasysh këtë fakt, si në kualifikime ashtu edhe në garë. Do të duhet të konkurrojmë me ta çdo herë“.

Ky është parashikimi i Andrea Stella, inxhinierit italian që e udhëhoqi McLaren përsëri drejt suksesit, pasi dominoi në vitin 2025. Këtë fundjavë rikthehet botërori i Formula 1 me garën e Zandvoort (Holandë).

“Nuk jam i befasuar sepse Ferrari ka qenë konkurrues në garat e fundit. Ata ishin konkurrues në pistë të thatë në Silverstone, ishin konkurrues në Belgjikë. Në një farë mënyre, shpresoja që kjo të mos materializohej plotësisht“, tha Stella.

“Do të na duhet të përballemi edhe me Mercedes dhe në Hungari, Max Verstappen ishte pak jashtë garës, por jam i sigurt se ai do të gjejë një mënyrë për të luftuar për fitoren. Asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë në këtë sport”, tha Stella. /Telesport.al/

Read Previous

Shqipëri | Viti 2025 sjell rënie të prodhimit të energjisë dhe rritje të importeve

Read Next

Sulmi rus në Kiev