Basha komenton dorëheqjen e Liburn Aliut

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka komentuar dorëheqjen e Liburn Aliut, nga posti i ministrit të Infrastrukturës. 

Basha tha se e çmon kontributin e tij në LVV, e poashtu edhe si ministër, transmeton Telegrafi.

“Unë e lexova në media që ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, për shkak të pakënaqësive për zgjedhjen time. Nuk dua të komentoj shumë, përveç se e çmoj kontributin e tij si aktivist i LVV-së, siç e çmoj kontributin e secilit që ka dhënë shumë për LVV. Po ashtu e çmoj edhe kontributin e tij si ministër, dhe poashtu është e natyrshme me pas pakënaqësi mes vete. Ju e dini se kemi pasur mospajtime dhe debate të hapura në Kuvend. Mendoj kjo èshtë demokracia, pasi edhe në familje ndodhin mospajtime, por e rëndësishme është të vazhdohet rrugëtimi përpara”, tha ai.

Ndryshe, ditën e mërkurë, Aliu njoftoi për dorëheqjen e tij nga pozita e ministrit, duke shprehur haptazi pakënaqësitë me zgjedhjen e Bashës si kryeparlamentar./Telegrafi/

Read Previous

Propozohet ‘shtrëngim’ vizash për studentët dhe vizitorët nga administrata Trump

Read Next

Basha thirrje deputetëve ta votojnë Rashiqin