Basha thirrje deputetëve ta votojnë Rashiqin

Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha në konferencën e mbajtur ka folur edhe për vazhdimin e seancës sot, te pika e katërt e rendit të ditës, zgjedhja e nënkryetarëv. Ai përmendi se në seancën e fundit, 55 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin votuar kundër Sllavko Simiq nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se deputetët tjerë shqiptarë abstenuan në votimin për të.

Ai vazhdimisht bëri thirrje që të votohet Nenad Rashiqi për nënkryetar, ndërsa theksoi se janë dhe dy mundësi për të, duke qenë se me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, emri i njëjtë lejohet deri në tri herë.

“Dua tu kujtoj qe me 55 deputetë të VV-së kanë votuar kundër Simiqit, kurse deputetët tjerë kanë abstenuar. Dua tju kujtoj që deputetët e VV-së kanë votuar për Nenad Rashiqin, derisa deputetët tjerë shqiptarë kanë abstenuar prap. Këtu duhej të ishte tema kryesore, sepse për ne sot është një moment historik, ku deputetët e Kuendit do ta kenë mundësinë ta votojnë Rashiqin si nënkryetar, një deputet nga komuniteti serb qe e njeh Republikën e Kosovës, dhe i drejtohet Kosovës si Republika e Kosovës e jo deputetët tjerë që i referohen me terma pezhorativ”, tha ai.

Kryetari Basha tha se Rashiqi do duhej ta merrte përkrahjen e të gjithë deputetëve.

“Sikur të kalonte kjo ne seancën e kaluar sot do të kishim një kuvend dhe do të kalonte te formimi i Qeverisë. E kemi humbur një mundësi të madhe e kjo s’duhet të na ik edhe sot. edhe deputetë të komunitet joserb kanë votuar për Rashiqin. Dua ta beje nje lutje pr derputetët qe te votojnë për Nenad Rashiqin, ku do ta kemi një serb që përfaqëson intersat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe kjo s’do duhej të ndryshonte parti. Përkrahja e Nenad Rashiqit do duhej të vinte nga të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës”, tha Basha në konferencë.

“Do të vazhdojmë te hedhja e shoritt dhe siç e dini Rashiqi është votuar vetëm një herë, dhe unë si administrues i shortit kam tregu që duhet se paku tri herë”

“Gjykata e ka thënë që duhet tri herë. Rashiqi nuk i ka marrë votat e mjaftueshme herën e parë, janë edhe dy mundësi tjera, fakti që Lista Serbe po refuzon të kandidohet. Ju bëjë thirrje deputetëve që është një mundesi e madhe dhe akt patriotik qe sot ta votojmë dhe ta kemi në kryesi një nënkryetar qe punon per itneresat e qytetarve të Kosovës”, tha Basha.

/Reporteri.net/

Read Previous

Basha komenton dorëheqjen e Liburn Aliut

Read Next

SHBA-ja i kërkon Danimarkës të “qetësohet” lidhur me Grenlandën