Ambasada italiane pret finalizim të konstituimit dhe krijim të shpejt të Qeverisë së re pas zgjedhjes së Kryeparlamentarit

Ambasada e Italisë në Kosovë, një ditë pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë se mirëpresin zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit.

Në këtë reagim, Ambasada shprehet se mezi presin të shohin konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejt të Qeverisë së re.

“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të Qeverisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane./express/

Read Previous

Qeveria gjermane miraton projektligjin për shërbimin vullnetar ushtarak

Read Next

Përparim Rama për dorëheqjen e Liburn Aliut: Humbje për institucionet dhe për të gjithë ne